Mbledhja urgjente te Gjermania, më 4 dhjetor vendoset fati i Joachim Low
Mbledhje e jashtëzakonshme më 4 dhjetor për vlerësimin e punës së trajnerit Joachim Low.

Kështu ka njoftuar Federata Gjermane e Futbollit, duke e mbajtur me zemër të ngrirë trajnerin e "panzerave" deri në atë datë.

Ky vlerësim do të bëhet pas humbjes katastrofale 6-0 ndaj Spanjës, pas rezultateve negative në Ligën e Kombeve ku Gjermania e Low arriti të fitonte vetëm 2 nga 6 ndeshje.

Low tani ndjen zyrtarisht lëkundjen në stolin e tij. Gjithçka pritet të qartësohet pas mbledhjes së 4 dhjetorit.

Shtuar më 23/11/2020, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori