Modelja serbe: Kam arritur marrëveshje me Ramën, fiton Serbia
Natasa Savija, është një modele serbe, e cila është shumë e njohur në vendin e saj. Ajo ka deklaruar se ka arritur “marrëveshje” me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për ndeshjen e sotme në Elbasan Arena.

“Kam arritur një marrëveshje me Edi Ramën për rezultatin e saktë. Serbia do të fitojë 2:1”, deklaroi ajo për “Kurir.rs”.

“Ndeshjen do ta shikojë nga tribuna. Do të hidhërohem nëse më prishin rezultatin. Le të fitojë futbolli, le të fitojë Serbia”, u shpreh Savija për gazetën serbe./Albeu.com/
Shtuar më 08/10/2015, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori