Modric: Detajet do të përcaktojnë ndeshjen
Luka Modric në një konferencë për shtyp para takimit me Juventusin ka folur rreth ndeshjes, ku ka thënë se detajet do të përcaktojnë fituesin.

“Këto lloje të ndeshjeve janë shumë të rëndësishme dhe këtu fiton eksperiencë, pasi që janë ndeshje që vendosen nga detajet. Të dyja skuadrat kanë shumë kualitet dhe ajo pritet të vendoset nga gabimet e njërës apo tjetrës”, tha Modric.

Për të është e rëndësishme që ylli i tyre, Cristiano Ronaldo të jetë në super formë.

Cristiano është shumë i rëndësishëm për ne. Me të sa më shumë që krijojmë shanse ai do të shënojë. Kjo është edhe formula e fitores”, ka përfunduar Modric. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2018, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori