Modriç, dhurata e Chelsea për Mourinhon
Trajneri i ardhshëm i Chelsea Jose Mourinho kërkon të marrë Luka Modriç nga Real Madrid, për ta shndërruar në yllin e mesfushës së "Bluve" të Londrës sezonin e ardhshëm. Lajmi i publikuar nga "The Sun" ka gjetur konfirmim në burimet brenda klubit londinez, i cili prej vitesh është munduar të firmosë me kroatin, ndonëse pa sukses.

Drejtuesit e Chelsea, falë udhëzimeve të teknikut portugez, kanë bërë gati që tani një ofertë prej 30 milionë paundësh, aq sa Reali pagoi më pak se një vit më parë. /albeu.com/



Shtuar më 26/05/2013, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori