"Modric e mori në konsideratë kalimin te Interi"
Siç raporton, Joe Bastianich futbollisti i Real Madridit dhe fituesi i Topit të Artë, Luka Modric “e kishte marrë në konsideratë idenë” për t’ju bashkuar Interit.

“Verën e kaluar e takova në Sardinia dhe e këshillova që të shkonte në Inter”, ka thënë anëtari i jurisë së emisionit MasterChef në Itali dhe SHBA, Bastianich për Radio Deejay.

“Ai me ka treguar që është duke e konsideruar idenë për t’u larguar në Milan”.

Real Madridi e bllokoi me sukses këtë transfer pas Botërorit, është e sigurt që Inter do të përpiqet që ta merr atë përsëri në fund të këtij sezoni. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2019, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori