Modric është ilaçi i Realit të Madridit, ja si ndryshoi loja kundër Malagas me futjen e tij në fushë (VIDEO)
Pëlqej
Real Madridi arriti që të mposhtë Malagan me mjaft vështirësi sot në Bernabeu me rezultat 3-2.

Tekniku Zidane vendosi të startojë ndeshjen pa kroatin Luka Modric, dhe u vërejtë qartë në lojën e skuadrës së tij mungesa e mesfushorit madrilen, përcjellë Albeu.com.

Menjëherë pas barazimit të rezultat në 2-2 nga Malaga në minutën e 58-të, Francezi i bëri një thirrje Lukas që të bëhet gati për inkuadrimin në fushë.

Momenti kur Modric u inkuadrua në fushë ishte minuta e 62-të dhe që nga ajo minutë Real Madridi filloi të bëhej më i rrezikshëm për kundërshtarin.

Në minutën e 75-të, Modric fitoi një penallti në zonën e kundërshtarit, dhe në një mënyrë fitoi 3 pikët për skuadrën e tij. Ishte Cristiano ai që nuk shënoi nga penalltia por nga pritja e portjerit që iu kthye atij për ta konkretizuar atë gol dhe për të kaluar në epërsi me rezultat 3-2, me të cilin përfundoi edhe ndeshja./Albeu.com/
Shtuar më 26/11/2017, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori