Modriç euforik: Ky është Real Madrid
Luka Modriç është një ndër më euforikët pas fitores së djeshme të Real Madrid përballë Manchester City. Fantazisti kroat u fut në fushë në pjesën e dytë duke zëvëndësuar Sami Khediran duke u shndërruar në protagonsit për madrilenët në fundin e ndeshjes.

"Ky është Real Madrid. Kur luajmë kështu nuk mund të mos fitohet. Kemi treguar një karakter të fortë. Ka qënë gjithçka e pabesueshme, një ndeshje me futbollistë fantastikë. Kam ardhur këtu për të përjetuar këto emocione", u shpreh për "AS" pas ndeshjes Luka Modriç. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2012, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori