Modric mposht Messin, pas Topit të Artë fiton një tjetër çmim prestigjoz
Luka Modric nderohet me një tjetër çmim prestigjoz. Mesfushori kroat ka fituar garën me emra të mëdhenj si Lionel Messi, Eden Hazard e Neymar Jr, pasi është shpallur organizatori më i mirë i vitit 2018.

Federata Ndërkombëtare e Historisë & Statistikave të Futbollit (IFFHS) e vlerësoi mesfushorin 33-vjeçar për arritjet që pati ai duke fituar Champions League me Real Madrid dhe suksesin me Kroacinë, ku shkoi deri në finale të Botërorit, të zhvilluar në Rusi. Votimi nga ekspertët e futbollit nga 90 vende në botë e vendos mesfushorin kroat (272 vota) përpara Messit (144), Hazard (114), De Bruyne (36) dhe Neymar (18). Modric nuk ishte i vetmi yll i Real Madridit që mori një çmim përpara stërvitjes të së premtes, pasi Courtois gjithashtu u paraqit me çmimin (IFFHS) si “Portieri më i Mirë 2018”.

Në nivel individual, viti 2018-të ishte thjeshtë fantastik për Luka Modric që përveç Topit të Artë, fitoi dhe çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nga FIFA dhe çmimin e lojtarit më të mirë të UEFA Champions League.
Shtuar më 22/02/2019, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori