Harry
Redknapp ka deklaruar fitore në betejë për Luka Modriçin duke
insistuar se mesfushori
kroat do të mbetet në Tottenham pavarësisht interesimit nga Chelsea dhe do të startojë ndeshjen e së dielës kundër Manchester Cityt në Premierligë.
Modric ende nuk është paraqitur për Tottenhamin këtë sezon ndërsa klubi refuzoi dy oferta për të nga Chelsea.
Presidenti i Tottenhamit
Daniel Levy ka
insistuar gjatë gjithë verës se nuk do ta shesë mesfushorin
kroat ndërsa
Redknapp ka thënë se futbollisti më në fund e pranoi realitetin pasi ai dhe trajneri i tij u takuan me Levyn për bisedime shtesë të enjten.
"Çështja ka përfunduar. Ishte një takim por
Daniel ka thënë të njëjtën gjë, Modriç nuk është në shitje", tha
Redknapp për mediet angleze. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2011,
ora 18:23