Modric: Pas botërorit nuk mund të luaja
Mesfushori i Real Madrid, Luka Modriç po kalon një periudhë ëndërrash me madrilenët. Pas triumfeve të një pas njëshme në ligën e kampionëve, mesfushori kroat është bërë protagonist edhe me titujt individual. Së fundmi ish futbollisti i Totenham, ka dhënë një intervistë për “FIFA PRO” ku ka nxjerr në pah disa prej prapaskenave pas përfundimit të Kupës së Botës.



“Pas përfundimit të Kupës së Botës, isha tejet i lodhur dhe e kisha te vështirë të luaja. Tashmë ajo periudhë ka kaluar dhe ndihem shumë mirë nga ndeshja në ndeshje. Dua të arrij nivelin tim maksimal. Pas perfundimit te Boterorit te Rusisë, bëra vetëm 3 javë pushim, periudha më e shkurtër që kur luaj si profesionist”, tha Luka Modriç.


Luka Modriç nuk e nisi mirë këtë edicion me madrilenët pasi në ndeshjet e para nuk u aktivizua si titullar. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2018, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori