Modric për Solarin: Prania e tij ka përmirësuar skuadrën
Pëlqej
Mesfushori kroat i Real Madridit ka thënë se ardhja e Santiago Solarit e ka bërë skuadrën më të mirë.

Santiago Solari erdhi gjatë muajit tetor në vend të të shkarkuarit Julen Lopetegui.

“Mendoj se jemi përmirësuar nën urdhëratë e Solarit”, ka thënë fituesi i Topit të Artë, Luka Modric.

“Gjëja më e rëndësishme është se grupi është kolektiv, dhe se skuadra është duke luajtur mirë. Tentoj të ndihmoj sa më shumë që mundem” shkruan ekspress.

“Unë luaj sepse ende kam uri dhe do të punojë shumë në nivelin më të mirë në mënyrë që ta ndihmoj skuadrën time”.
Shtuar më 14/12/2018, ora 21:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori