Modriç, Reali nis sprintin final
Pëlqej
Operacioni për kalimin e Luka Modriç tek Real Madrid pritet të përfundohet në javën që sapo ka nisur. Sipas britanikes "Daily Mirror", fantazisi kroat pritet të takohet me trajnerin e tij Andre Villas Boas, dhe do të përpiqet që të zgjidhë situatën e cila po rëndohet akoma më shumë.

Në këtë operacion janë përfshirë të gjithë dhe duke pasur parasysh miqësinë që ekziston midis dy trajnerëve, Vilas Boas të Tottenham dhe Mourinho, 26 vjeçari kërkon ta zgjidhë në mënyrë paqësore këtë situatë.

Mesa duket operacioni mund ti kushtojë Realit pasi trajneri i Totenham kërkon të ruajë të paprekur grupin e futbollistëve që mbyllën sezonin e kaluar. Nuk dihet nëse Modric do të qëndrojë apo jo, por një gjë është e sigurtë, Vilas Boas kërkon maksimumi në mënyrë që të gjejë burimet e duhura për të bërë të mundur zëvendësimin e tij me një tjetër lojtar cilësor.

Për më tepër që gjithcka duket e besueshme pasi në spanjë është rikthyer edhe presidenti i madrilenëve Florentino Perez, i cili mund të hapë portofolin për të plotësuar dëshirën e Mourinhos, që ashtu si tekniku i Gjelave të Londrës kërkon të mbyllë sa më shpejt këtë telenovelë. Special one kërkon të ketë shërbimet e Modriç që në ndeshjen hapëse të kampionatit, ose më e shumta për sfidën e parë të Superkupës së Spanjës. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2012, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori