Modriç-Ronaldo, 8 minuta për ti marrë 3 pikë Villarrealit (VIDEO)
Pëlqej
Fitorja e tretë rradhazi brenda një jave për Real Madrid. Pasi mposhtën me goleadë Deportivo La Corunan dhe Elchen djemtë e Carlo Ancelotti ka triumfuar edhe në "El Madrigal" përballë Villarrealit ku kanë mjaftuar vetëm 8 minuta për të dalë me tre pikë.

Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-2 falë golave të Modriç (32) dhe Ronaldo (40), ndërsa 45 minutat e dyta patën të njëjtën muzikë me madrilenët që kontrolluan lojën por pa u regjistruar asnjë gol tjetër për të dyja skuadrat.

Me këtë fitore Real Madrid shkon në kuotën e 12 pikëve në vend të katërt, një pikë më pak se kryesuesit momentalë të La Ligas Valencia, Barcelona dhe Sevilla që nuk i kanë luajtur ende takimet e javës së gjashtë. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori