Modric shpallet sportisti më i mirë në Ballkan
Mesfushori i Kroacisë dhe Real Madridit, Luka Modric është emëruar si sportivi më i mirë në Ballkan për këtë vit.

Modric fitoi Champions Leaguen me Real Madridin dhe udhëhoqi Kroacinë për në finale të Botërorit në korrik, ku mesfushori u votua si lojtari më i mirë i turneut.

Ai po ashtu ka fituar Topin e Artë për herë të parë në fillim të dhjetorit.

Numri 1 në botë në tenis, Novak Djokovic ishte i dyti në listë dhe numri 1 i tenisit nga femrat, Simona Halep ishte e treta nga Rumania.

Djokovic ka rritur titujt në 14 Gram Slama, derisa ka fituar Wimbledonin dhe U.S. Open këtë vit, kurse Halep fitoi French Open, që ishte titulli i parë në një Grand Slam.

Anketa organizohet çdo vit nga agjencia bullgare e lajmeve dhe përfshin agjencitë e lajmeve nga Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Turqia. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori