Modric tek Interi? Ky veprim i kroatit bën zikaltërit të pashpresë për një transferim të tij

“Modriç” është kthyer në një çështje shumë të diskutuar dhe duket se çdo gjë është aty ku ka qenë.

Nëse klubi i Interit ishte duke mbajtur shpresa se lojtari do të shkonte te ata, veprimi më i fundit i klubit madrilen duket se nuk u lë më vend për të shpresuar.

Fanella ë tretë e Realit të Madridit e prodhuar nga mbetjet plastike të oqeaneve, është prezantuar sot pikërisht nga lojtari kroat.

Megjithatë edhe pas këtij lajmi ende ka shpresë për tifozët interistë, pasi lojtari ka një takim për të bërë me presidentin Perez dhe në futboll nuk ekziston fjala “kurrë”.
Shtuar më 07/08/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori