Mesfushori i skuadrës së Real Madrid, Luka Modriç ka folur së fundmi në lidhje me formën e dobët që kaloi në këtë fillim sezoni.
“Është logjike që pas
Kupës së
Botës nuk mund të vazhdosh me të njëjtin ritëm, pasi që përballesh me shumë intensitet për një kohë të shkurtë dhe pastaj paguan për këtë gjë.
Gjithçka shkoi në mënyrë të përsosur gjatë
Kupës së
Botës dhe të gjithë ishim në një nivel shumë të lartë. Që nga atëherë ka qenë e vështirë ta mbajmë të njëjtin nivel.
Ndihem më mirë tani, Kupa e
Botës më harxhoi shumë në aspektin mendor, por ishte e rëndësishme për mua ta merrja pushim gjatë turneut parasezonal. Luajta një muaj pas finales së
Kupës së
Botës dhe kisha nevojë për një turne parasezonal.
Tani ndihem më mirë, edhe këmbët edhe koka dhe gjithçka është më mirë”, tha Modriç. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2018,
ora 14:40