Moggi bën goditjen e parë për Partizanin, sjell një serb
Pëlqej
Partizani sot nis javën e dytë përgatitore për turin e parë paraelimintaor të Ligës së Europës. Zyrtarisht skuadra është përforcuar me dy lojtarë, mbrojtësin Blerim Kotobelli dhe mesfushorin Gerhard Progni.

Blerja e tretë pritet që të jetë një emër i afruar nga Moggi, Milan Basrak. Lojtari në fjalë është pjesë e Katanzaros në Lega Pro, ndërkohë që karrierën e ka nisur në Serbi, ku ka luajtur në Ligën e Parë dhe më pas ka kaluar në elitën e futbollit boshnjak, te Radnik Bijeljina.

22-vjeçari ka luajtur edhe në Superligën serbe me Metalac, ndërkohë që tashmë luan në Itali dhe mund të jetë transferimi i radhës te Partizani.
Shtuar më 19/06/2017, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori