Moggi ironizon Arthur Melon: Shumë i ngadaltë, do jetë rezervë në Torino
Për ish-drejtorin e përgjithshëm të juventusit, Luçiano Moxhin, lëvizja e fundit në merkato e ngritur mes bardhezinjve dhe Barcelonës për shkëmbimin Artur Melo-Miralem Pjaniç, ka qenë një zgjedhje e gabuar nga ana e kampionëve të Italisë.

I kontaktuar nga e përditshmja katalanase “Sport”, për të bërë një vlerësim të kësaj rokade në dy prej klubet më të rëndësishme të Europës, Moxhi nuk kursehet së kritikuari brazilianin që pritet të zbarkojë në Torino:

Nëse unë do të isha ende në vendin tim te Juventusi dhe do më duhej të vendosja për fatet e merkatos, pra të lija një si Miralem Pjaniçi të largohej për Arturin, atëherë unë do të mbaja Pjaniçin në çdo rast. Sigurisht që te Juventusi sot e dinë më mirë se çfarë kërkojnë të ndërtojnë sezonin e ardhshëm dhe nuk dua që të them as se po veprojnë mirë apo keq, por mendimi im është ai që thashë më lart dhe e mbroj atë.

Ndoshta, duke parë plusvalencën e rëndësishme që do të kenë si Juventusi, ashtu sikurse edhe Barça, jam dakord për këtë lëvizje, por nëse Sarri e ka kërkuar Arturin në Torino, mban ai përgjegjësi për këtë lëvizje. Për mua, braziliani ka teknikë, nuk është një lojtar i çfarëdoshëm, por është shumë i ngadaltë me topin. Madje, unë mendoj se Artur nuk shkon te Juventusi për të qenë titullar, nëse nuk përmirëson nivelin që ka treguar deri tani te Barça”, tha Moxhi.
Shtuar më 26/06/2020, ora 19:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori