Ish-drejtori i përgjithshëm i
Napoli-t, Luciano
Moggi ka folur për skuadrën axurre në një intervistë të dhënë për Radio 1. Ish-drejtuesi ka dalë hapur kundër një kthimi të mundshëm të
Sarri-t.
“Nuk mund të kritikohet Gattuso dhe nuk mund të kërkohet një kthim i
Sarri-t, i cili është treguar i padrejtë me klubin dhe tifozët. Ekipi është i fortë, por është fizikisht inferior në krahasim me 3 të parat e renditjes”, ka thënë
Moggi.
“
Napoli është i fortë në të gjitha repartet, por mendoj se është pak i lehtë në sulm. Të gjithë luajnë mirë me topin në këmbë, por kanë disa mangësi në aspektin fizik”.
“Ky mund të jetë një handikap i skuadrës. Megjithatë,
Napoli është akoma në luftë për titullin”.
Shtuar më 15/01/2021,
ora 20:41