Mogi shpërfill Icardin: Akoma nuk e kanë kuptuar, unë do e lija në tribunë
Luciano Moggi edhe pse tashmë është larg futbollit kur flet ai shpesh herë shkakton polemika.

Ai është i mendimit se Icardi duhet të qëndrojë në tribunë pasi nuk shënon prj 7 ndeshjes.

"Icardi-n do ta lija në tribunë në mënyrë që të kthehej i përulur", ka shkruar Moggi për "Libero". "Nëse askush nuk e ka kuptuar akoma pse skuadra zikaltër shënon kaq pak, e shpjegojmë ne: sepse e gjithë loja përqendrohet tek Icardi".

"Atëherë, sipas mendimit tonë modest, do të ishte i domosdoshëm një zhvendosje: Mauro në tribunë dhe Lautaro në vendin e tij. Vetëm kështu mund të kthehet me këmbë në tokë argjentinasi".

Shtuar më 12/02/2019, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori