Moggi sulmon Interin: Janë qaramanë, nuk i kuptoj
Polemikat mes Interit dhe Juventusit vijnë në distancë me prononcime nga të dyja skuadrat. Ish-drejtori sportiv i bardhezinjve Luciano Moggi i quan interistët qaramanë.
Polemikat, kur luhet Juventus-Inter, nuk mungojnë asnjëherë.

Juventusi shënoi gol, lojtari i tyre më i mirë ishte Handanovic, nuk e di çfarë kërkojnë? Qaravitjet janë gjithmonë të njëjta dhe kjo bezdis ata që e shohin futbollin në një mënyrë të caktuar.

Më kujtohet një ndeshje e vitit 2005, e cila më duket se përfundoi 2-2. Unë kisha ndjesinë se diçka nuk shkonte siç duhej, pastaj lexova përgjimet dhe dyshimet e mia u konfirmuan. Dizenjatori i gjyqtarëve, Bergamo, i kishte telefonuar gjyqtarit Rodomonti për të favorizuar Interin.

Ose më saktësisht, i kishte kërkuar që të favorizonte, nëse kishte dyshime, skuadrën që ndiqte në renditje. Dhe ishte Interi skuadra që ndiqte", ishin fjalët e Moggit për “TMR”.
Shtuar më 10/02/2017, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori