I vihet tritoli një banese në Durrës
Moggi vendos bast: Juventusi e përmbys Atleticon
Ish-drejtori sportiv i Juventusit Luciano Moggi është i bidur që Juventusi do të përmbysë rezultatin 2-0 që pësoi skuadra e Allegrit nga Atletico Madiridit.

"Në fazën me eliminim direkt, ndeshjet zgjasin 180 minuta, prandaj koha për të rikuperuar nuk mungon. Unë mbaj mend që Juventusi im ka përmbysur shumë ndeshje, prandaj duke qenë se diçka të tillë e kemi në ADN, nuk kuptoj pse nuk mund ta bëjë skuadra e Alegrit. Atletiko vërtet fitoi, por në fund tregoi se nëse e sulmon, vuan shumë. Edhe Juventusi nuk ka kaluar një periudhë pozitive së fundmi. Tani i duhet të rikuperojë forcat psikologjike dhe fizike dhe në ndeshjen e kthimit do ta shihni se në fund Juventusi do ta përmbysë dhe do të avancojë më tej.


Gjesti i Simeones dhe deklarata e postndeshjes? Unë di të them se Alegri s’do të kishte festuar kurrë si ai, madje edhe deklaratën që "jemi një skuadër me bo… ia ka detyruar klubi".

Shtuar më 22/02/2019, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori