Mohamed Salah tregon se si e filloi karrierën e tij futbollistike, dështimin me Chelsean dhe shpërthimin tek Liverpooli
Mohamed Salah ka dhënë një intervistë për gazetën e përditshme spanjolle Marca se si e filloi karrierën e tij futbollistike.

Futbopllisti i lindur në vitin 1992, deri më tani ka shënuar 21 gola me Liverpoolin në Premier League, ku për golashënuesin e vitit konkurron me Harry Kane (22), por edhe për Këpucën e Artë është në garë me Edinson Cavanin (21) e Lionel Messin (20).

Ai ka folur gjerë e gjatë rreth karrierës futbollistike, duke përfshirë edhe periudhën e dobët tek Chelsea, paraqitjet te Roma si dhe shpërthimin te Liverpooli.

“Nuk fitoja sepse nuk luaja shumë ndeshje. Kisha një vit qëndrimi, por për herë të parë u paraqita pas gjashtë muajsh. Shkova në Fiorentinë, shënoja gola, pastaj në Romë luaja shumë mirë dhe u ktheva në Angli. Por kjo nuk është çështje e suksesit apo jo. E zgjodha Liverpoolin sepse është një klub i madh, kemi lojtarë fantastikë dhe një ekip pabesueshëm. Doja të kthehesha në Angli dhe kur mu ofrua mundësia të shkoja në Liverpool, isha shumë i lumtur. Dhe ja ku jam tani”, tha Salah.

Reprezentuesi egjiptian më tuje ka folur për Philippe Coutinhon, i cili u transferua gjatë verës te spanjollët e Barcelonës.

” Më mungon gjithsesi! Ai ishte miku im, një djalë shumë i mirë, i uroj të gjitha më të mirat në Barcelonë. Ai është një lojtar i pabesueshëm, me shumë cilësi. Si person është shumë i qetë. Jam krenar që kam luajtur në krah të tij”, tha egjiptiani.

” Unë kam komentuar tashmë se në futboll gjithçka mund të ndodhë. Ne do të përpiqemi të punojmë shumë dhe ta fitojmë çdo lojë. Jam shumë i emocionuar për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve”, tha Salah, ku Liverpooli do të takohet me Porton.

Salah gjithashtu foli edhe për fëmijërinë dhe se si e filloi karrierën futbollistike.

“Si një fëmijë normal. Isha në rrugë gjatë gjithë ditës, më pëlqente futbolli. Këtë e kam pasur gjithnjë në kokë. Çdo hap që mora, ëndrrat po më bëheshin më të mëdha. Por në thelb kam luajtur me shokët e mi në rrugë. Unë nuk isha një nxënës i mirë. Sa herë që kam një mundësi, shkoj në Egjipt. Gjithmonë ndihem i lumtur kur kthehem në vendlindje dhe kurrë nuk do ta harroj”

Isha fëmijë kur luajta në një klub në Egjipt. Kontraktorët arabë mu ofruan kur isha 16 vjeçare dhe trajneri më dërgoi në ekipin e parë. Aty fillova të ëndërroj vërtet për të qenë një profesionist. Megjithëse isha vetëm 16 vjeçar dhe shumë i ri, në atë moment i thashë vetes se kjo ishte mundësia ime dhe nuk doja ta humbja. Që nga ai moment fillova të punoja shumë për të qenë një lojtar i mirë”.

“Nuk ishte e lehtë. Kur erdha nga Egjipti në Evropë, nuk e flisja gjuhën e atij vendi. Familja ime ishte në Egjipt dhe nuk është e lehtë të udhëtosh i vetëm, por ishte i qartë nga fillimi se nuk doja të kthehesha. Kisha dy rrugë – të bëhesh lojtar i nivelit të lartë ose të shkoja në pension [qesh]. E dija që nuk kisha mundësi të kthehesha. Unë nuk e shihja veten duke luajtur disa muaj dhe më pas të kthehem. Kjo nuk ishte në mendjen time”, shtoi Salah.

Dhe në fund, 26-vjeçari tregoi se ishte adhurues i lojës së Francesco Tottit: “Isha gjithashtu në gjendje të luaja me Tottin, e cila ishte një ëndërr për mua. Kur isha fëmijë, ai ishte idhulli im dhe pastaj duke luajtur krahas tij ishte shumë e madhe. Kam mësuar shumë prej tij. Jam shumë krenar që luajta me një nga idhujt e mi”.

Ndryshe, sulmuesi i krahut deri më tani ka luajtur 25 ndeshje për Liverpoolin dhe ka shënuar 21 gola në Ligën Premier
Shtuar më 08/02/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori