Moise Kean në telashe, u dërgua në tribunë për arsye disiplinore
Ish-sulmuesi i Juventusit, Moise Kean, në telashe. Sikurse njofton e përditshmja “Liverpool Echo”, sulmuesi i Evertonit u dërgua në tribunë në sfidën me Southamptonit pasi ka mbërritur me shumë vonesë në mbledhjen teknike para ndeshjes.

Meqenëse nuk ndodhte për herë të parë, trajneri Marco Silva vendosi të vepronte me dorë të hekurt ndaj sulmuesit italian. Por, për përjashtimin, qarkullon një tjetër version: Kean nuk ndihej mirë.

I blerë në verë bga radhët e Juventusit për 27.5 milionë euro, Kean ende nuk ka krijuar impaktin që pritej në Liverpool, sigurisht nga krahu i Evertonit.

Pavarësisht se përfiton jo pak por 3 milionë euro në sezon, rendimenti i sulmuesit në shtëpinë e Toffees ka rezultuar më shumë se modest. Edhe sjellja e tij, nga sa raportohet në Angli, ka lënë për të dëshiruar.

Gjithçka ka ndodhur fundjavën e kaluar nuk është diçka e re, sepse edhe në qershor, në kulmin e Euro U-21, ish-juventini dhe Zaniolo i Romës u përjashtuan në sfidën kundër Belgjikës pasi u paraqitën me vonesë në mbledhjen teknike.
Shtuar më 12/11/2019, ora 22:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori