Moment krize, Tevez drejt rikthimit te Manchester United
Sulmuesi argjentinas kishte luajtur për gjigantin anglez në periudhën 2007-2009, ndërsa më pas kishte kaluar tek rivalët e Cityt

Manchester United është në kërkim të një sulmuesi për pjesën e dytë të sezonit.

“Djajtë e Kuq” nuk do të mund të llogarisin një kohë në të lënduarin Marcus Rashford, prandaj janë vënë në gjah për një tjetër sulmues.

Deri tash janë përmendur disa emra, por konkrete nuk ka pasur asgjë.

Tash, mediat britanike shkruajnë se në “Old Trafford” mund të rikthehet veterani Carlos Tevez.

Sulmuesi argjentinas kishte luajtur për gjigantin anglez në periudhën 2007-2009, ndërsa më pas kishte kaluar tek rivalët e Cityt.

Tevez, i cili më 5 shkurt do t’i mbushë 36 vjet, qe disa vite ishte rikthyer në Argjentinë.

Ish-përfaqësuesi argjentinas nuk bën pjesë në planet e drejtuesve të rinj të Boca Juniorsit, me të cilin i skadon kontrata në qershor të këtij viti.

Mirëpo, ish-futbollisti i West Hamit dhe Juventusit mund të përfundojë në “Teatrin e Ëndrrave” qysh këtë muaj.
Shtuar më 23/01/2020, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori