Momentalisht pa punë, Sarri mund të marrë drejtimin e skuadrës së madhe italiane
Maurizio
Sarri është në prag të rikthimit në
Serie A,
vetëm një
sezon pasi u shkarkua nga Juventusi.
Ish-trajneri i Juventus, Maurizio
Sarri, mund të rikthehet në
Serie A
vetëm një
sezon pasi u shkarkua nga Juventus. Sipas ‘Tuttosport.com’, Roma nuk është e kënaqur me trajnerin e tanishëm, Paolo Fonseca, dhe
Sarri është zëvendësimi ideal për stolin ‘Giallorossi’.
Pakënaqësia e zyrtarëve romak vjen pas humbjes turpëruese nga rivali i përbetuar lokal, Lazio, ndeshje të cilën ‘Giallorossët’ e humbën me rezultatin 3-0.
Sipas basteve italiane, Fonseca është favoriti për tu shkarkuar, ndërsa
Sarri është favoriti kryesor për marrjen në drejtim të skuadrës.
Sidoqoftë, kontrata e Fonsecas përfundon në qershor, dhe ardhja e Sarrit në Romë ka gjasa të ndodhë verës.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 16:04