Momente të pazakonta në MLS, lojtari plas në tokë tifozin pas goditjes me top (VIDEO)





Skena si ajo e Eric Cantona, që fluturoi me karate drejt një tifozi, apo si ajo e Patrice Evra, që bëri të njëjtën gjë para dy vitesh, kanë hyrë në histori, por këtë të diel në kampionatin amerikan MLS ndodhi diçka e përafërt dhe protagonist u bë Alejandro Romero Gamarra, me nofkën "Kaku".

Mesfushori i New York Red Bulls e humbi qetësinë në minutat shtesë të ndeshjes kundër Kansas City dhe kreu një gjest absurd, duke goditur topin me gjithë forcën e mundshme drejt tifozëve, që ishin shumë pranë, sepse në Amerikë stadiumet janë bazuar te modeli anglez, me tribuna afër fushe dhe pa barrikada mbrojtëse.

Futbollisti me origjinë nga Argjentina, pjesë e kombëtares së Paraguait, tashmë rrezikon një dënim të rëndë, pasi veprimi i tij ka skandalizuar të gjithë (edhe pse duket sikur synimi i tij ishte të godiste tabelat e reklamave), aq më shumë që tifozi i goditur nga topi i tij pati nevojë për ndihmë mjekësore.

Mesfushori kërkoi menjëherë falje, duke dalë nga fusha, ndërkohë që pas ndeshjes postoi edhe një mesazh në Twitter, duke kërkuar falje publike. /albeu.com/



Shtuar më 15/04/2019, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori