Momenti emocionues, Messit ia dhurojnë djemtë e tij trofeun e Këpucës së Artë (VIDEO)
Lionel Messi ka pranuar çmimin e Këpucës së Artë nga dy djemtë e tij, Mateo dhe Thiago.

Sot (e mërkurë) gjatë ditës u organizua ceremonia e ndarjes së çmimit të madh individual Këpuca e Artë.

Ky çmim është i njohur pasi i jepet golashënuesit më të mirë të një sezoni në kampionatet evropiane.

Është pikërisht ylli i Barcelonës, Messi, i cili ka fituar këtë çmim pasi ka shënuar plot 36 gola në sezonin 2018/19 me katalunasit.

Ishte hera e gjashtë për sulmuesin argjentinas që fiton këtë çmim, duke lënë pas vete rivalin e madh, Cristiano Ronaldon me katër.

Momenti që të gjithë e prisnin, pra ndarjen e çmimit ishte gjithashtu më emocionuesi.

Messi pranoi Këpucën e gjashtë të Artë nga dy djemtë e tij, Mateo dhe Thiago.



Shtuar më 16/10/2019, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori