Momenti i Minas, kolumbiani mund të debutojë me Barcelonën ndaj Valencias
Lëndimet e mbrojtësve Gerard Pique dhe Thomas Vermaelen, kanë bërë që Yerry Mina të mund të startojë te Barcelona që në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Valencias.

Vermaelen vazhdon të punojë që të kthehet në formë, ndërsa lëndimi i Piques i pësuar ndaj Espanyolit këtë fundjavë, do ta lërë atë jashtë fushe për 10 ditë.

Mund të jetë momenti i Minas, i cili erdhi në këtë afat kalimtar, që në qendër të luajë së bashku me Samuel Umtitin.

Mina po ashtu pritet të luajë edhe ndaj Getafe të dielën, pasi Pique dhe Vermaelen nuk do të jenë gati.

Në këtë ndeshje do të mungojë edhe Umtiti, i cili është i suspenduar.

Për të luajtur me Minan në qendër do të zgjidhet ose Sergio Busquets, ose i riu nga akademia David Costas. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2018, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori