Momenti i "ndarjes" së Guardiolës me lojtarët e Barcelonës
Edhe pse largimi i Pep Guardiolës ishte i paralajmëruar para disa kohësh nga vetë protagonisti, para se të vendoste mbi largimin e tij tekniku 41-vjeçar ka zhvilluar një takim me lojtarët e kësaj skuadre për të dhënë njoftimin dhe për ti falenderuar për kohën dhe punë qi kanë kryer sëbashku.


"Jam krenar për ju. Më keni dhuruar emocione të jashtëzakonshme dhe trofetë më prestigjiozë. Kemi punuar në harmoni të plotë dhe kemi realizuar thuajse të gjitha objektivat tanë. Të gjithë do i kujtojmë si momente të arta të karrierës sonë. Gjithsesi, unë nuk do vazhdoj më. Jam i lodhur", është shprehur tekniku. Në këtë takim nuk ishte i pranishëm presidenti Rosell. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2012, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori