Momenti ku kapiteni Ramos imiton me ironi festimin e Griezmannit (VIDEO)
Derbi i Madridit, mes Atletikos dhe Realit, përfundoi me fitoren e ekipit të Santiago Solarit, por polemikat nuk mungojnë, si në çdo derbi.

Festimi i golit të shënuar me penallti nga Serxhio Ramos, në minutën e 42-të, ka sjellë shumë polemika. Kapiteni i Realit, shënoi nga pika e bardhe dhe kështu shënoi të dytin për ekipin e tij, por në momentin kur po festonte golin, iu drejtua kamerës, dhe filloi të imitonte festimin tradicional që bën francezi i Atletikos, Antuan Grizman.

Serxhio Ramos filloi të hidhej para kamerës për pak sekonda, duke iu përgjigjur kështu kampionit të botës me Francën, që vetëm pak minuta më parë, kishte shënuar duke barazuar shifrat.
Shtuar më 09/02/2019, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori