Momenti kur flamuri i Kosovës nderohet për arritjen historike të Majlinda Kelmendit (VIDEO)
Majlinda Kelmendi është shpallur kampione në Lojërat Europiane "Minsk" 2019.

Xhudistja pejane u nderua me medaljen e artë duke triumfuar në kategorinë e peshave deri në 52 kilogramë.

Majlinda Kelmendi mposhti në finale kampionen e deritashme të Europës, rusen, Natalia Kuziutina. Ishte emocionues ekzekutimi himnit ndërsa flamuri i Kosovës ishte në piedestal sipër çdo shteti tjetër.

Në VIDEO-n më poshtë shikoni momentin kur nderohet Kosova për këtë arritje historike.
Shtuar më 22/06/2019, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori