Momenti kyç i sfidës, letra e futur nga Conte që i shërbeu Romës
Antonio Conte njihet si trajner karizmatik, ndërsa në ndeshjen e djeshme ndaj Romës, ai ua dha lojtarëve një letër të formatit A4.

Chelsea ishte duke fituar me rezultat 2-1 me golat e David Luiz e Pedro, por që e humbën këtë kryesim në fund. Trajneri italian deshi të ndërrojë taktik dhe këtë e beri me një letër, por nuk i shkoi edhe aq mirë.

Conte fillimisht ia dha letrën David Zappacostas, pastaj ai e dërgoi te Cesc Fabregas, njeriut për të cilin ishte dedikuar ajo letër. Ish lojtari i Arsenalit pasi e lexoi ia dorëzoi gjyqtarit të ndeshjes Damir Skomina.

Pas letrës Blutë pranuan edhe dy gola dhe rezultati shkoi në 3-2. Ishte Eden Hazard ai që barazoi shifrat në fund për t’i dhënë Chelseat një barazim 3-3. Për Romën dy gola i kishte shënuar Edin Dzeko dhe një Aleksandar Kolarov. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2017, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori