Momenti më i vështirë i Sarrit si trajner i Chelseas
Maurizio Sarri largohet nga Chelsea pas një viti për të marrë drejtimin e Juventusit në Serie A.

Tekniku italian gjatë një sezoni në Premier Ligë përfundoi në vendin e tretë pas Cityt dhe Liverpoolit.

Ai fitoi Europa League, pasi në finale mposhti Arsenalin, duke marrë kupën e parë si trajner në futbollin profesional.

Ajo që do të mbahet mend te Chelsea është finalja e Carabao Cup kundër Manchester Cityt.

Portieri 24 vjeçar, Kepa Arrizabalaga nuk pranoi të zëvendësohet edhe pse gjyqtari i katërt kishte dhënë sinjalin që në vend të tij do të futuet Cabareo.

Ky ishte një moment i sikletshëm i trajnerit, duke parë që nuk i ka gjërat në kontroll brenda skuadrës. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2019, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori