Zbuloni sa fitoi Monaco nga shitjet në këtë merkato
Pëlqej
Skuadrat e mëdha europianë, përgjatë merkatos që sapo u mbyll, patën si destinacion të preferuar Monacon. Tek ekipi nga principata, edicionin e kaluar futbollistik, spikatën disa futbollistë, të cilët falë perferomancës së tyre, u shndërruan, në emrat më të lakuar nga të mëdhenjtë e europës. Një bravo të mëdha këtu meritojnë dhe drejtuesit e skuadrës, të cilët kanë siguruar shërbimet e tyre për shuma të vogla. Në fakt, filozofia e këtij ekipi ndryshoi në një kohë të shkurtër, nga një skuadër që transferonte futbollistë për shuma të majme, sic ishte rasti i Radamel Falco dhe ai i James Rodriguez, kaloi në një ekip që kërkon ti rrisë vetë lojtarët. Metamorfoza rezultoi një formulë e sukseshme, që u shoqërua dhe me fitmin e titullit kampion në Francë. Por kush janë futbollsitët që mbushën arkën e Monacos?

Bernard Silva u ble nga Benfica për 15 milionë Euro dhe u transferua tek Man.City për shumën e 50 milionë Eurove. Për citizens ardhja e portugezit ishte goditja e parë në merkato, ndërsa për Monacon ishte largimi i parë, nga i cili përfituan jo pak. Timoue Bakayoko përpara se të transferohej në principat ishte një futbollist i Rennes dhe nga kjo skuadër u largua për vetëm 8 milionë Euro, raporton SuperSport. Ndërkohë ekipi i londinez i Chelsea, për të mposhtur cdo lloj koncurence nuk nguroi të nxirrte nga xhepat shumën e 45 milionë Eurove për të siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar.

Benjamin Mendy u transferua nga radhët e Marseille në drejtim të Monacos për shumën e 15 milionë Eurove . Man.City pas Bernardo Silva në mesfushë, vendosi të blindonte krahun e majtë të mbrojtjes me talentin 23-vjecarë.

Sheikët e klubit anglez shpenzuan 57 milionë Euro për të. I fundit, por nga rëndësia ose ndryshe qershia mbi tortë, Kylian Mbappe. Prodhim i akademisë së Monacos. 18-vjecari habiti të gjithë me lojën e tij dhe me golat. Në 44 paraqitje francezi arriti të realizonte 26 rrjeta. Jackpot i Monacos. Largimi i Mbappe solli në arkat e kampionëve të francëz plot 180 milionë Euro. Në total Monaca përmes këtyre largimeve të shumta ka arritur të arkëtojë 332 milionë Euro. Shumë e mjaftueshme për të rindërtuar një ekip nga e para. Surpriza e këtij sezoni ishte Monaco. Ndoshta prej tyre në edicion e ri të ligës së parë franceze, mund të shohim të tjerë elementë cilësorë të cilët do ta na argëtojnë me lojën e tyre dhe më pas pse jo, të na suprizojnë edhe më shumat që të mëdhenjtë e europës do të paguajnë për të siguruar shërbimet e tyre.
Shtuar më 03/09/2017, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori