Monchi drejtor sportiv i Arsenalit?
Zgjedhja e parë për drejtor sportiv për Arsenalit do të jetë drejtori i ri i Romës, Monchi

Sipas gazetës "The Independent", klubi nga Premier League po kërkon zëvendësim për Sven Mislintat i cili do të largohet nga klubi pas një viti që u emërua shef për prurje të reja në skuadër.

Ka disa opsione të tjera, sipas gazetës, por kandidati kryesor është Monchi.

Roma nuk ka synim që ta lejojë largimin e ish drejtori të Sevillas, përderisa ai ka arritur disa transferime të mira për skuadrën nga Serie A prej që është në këtë pozitë nga prilli 2017.

Disa nga vendimet e tij nuk i kanë kënaqur tifozët e Giallorossi, por klubi do të lirohet shpejt nga parametrat e Fer Playit Financiar, për shkak se nuk kanë arritur ti mbaj yjet më shumë se duhet. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2019, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori