Monchi i bën thirrje ekipeve italiane: Le të ngrihemi në protestë
Liverpool ashtu si Real Madrid, u kualifikua për në finale me plot diskutime dhe me gabime në arbitrim.

Pas ndeshjes të gjithë treguan pakënaqësi, përfshirë këtu edhe drejtorin e Romës, Monchin. Ai tha se ekipet italiane po dëmtohen shumë nga arbitrat.

“Komplimente Liverpulit për finalen, por është momenti që futbolli italian të ngrejë zërin. Nuk janë normale ato që ndodhën. Në ndeshjen e parë pësuam gol në pozicion jashtë loje."

"Sot (dje) nuk na u dhanë dy penallti të pastra. Edhe Juventusi u dëmtua në Europë: ky është momenti i duhur për të ngritur zërin. Kështu nuk mund të vazhdohet përpara, meritonim më shumë. Shpresoj që kush merr këto vendime, të vendosë VARin për vitin e ardhshëm” tha ai për Premiun Sport. /albeu.com/


Shtuar më 03/05/2018, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori