Monchi kërkon t’i rrëmbejë Romës turkun Under
Drejtori Sportiv i Sevillas, Monchi kërkon t’i shkëpusë ish-ekipit të tij, Romës, talentin Cengiz Under.

Sulmuesi, pavarësisht se nuk luan që nga gjysma e muajit janar për shkak dëmtimi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e skuadrave të mëdha europiane.

Pas Sevillas, edhe Real Madridi, Arsenali dhe Bayerni kanë shfaqur interes për lojtarin turk dhe gjatë merkatos së verës do të bëjë maksimumin për t’ia marrë futbollistin verdhekuqëve.

Under është pjesë e skuadrës së Romës që nga viti 2017, kur u transferua nga Basaksehir për shumën e 13.4 milionë eurove.
Shtuar më 28/03/2019, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori