Monchi shpreson që Messi të qëndrojë te Barcelona edhe për shumë vite
Drejtori sportiv i Sevillas, Monchi ka thënë se ai shpreson që ylli i Barcelonës Lionel Messi të vazhdojë të luajë në Spanjë për shumë vite më shumë.

Messi u përpoq të largohej nga La Liga gjatë verës, me një ribashkim me Pep Guardiola te Manchester City që thuhet të jetë destinacioni i tij më i mundshëm së bashku me Paris Saint-Germain.

Megjithatë, një largim i argjentinasit nuk ndodhi dhe përveç klubit të Barcelonës, qëndrimin e tij në Spanjë e duan edhe rivalët.

“Për futbollin spanjoll, lojtarët më të mirë që po luajnë këtu, do të jemi më të lumtur, pavarësisht nëse ata janë rivalë apo jo”, ka thënë fillimisht Monchi për Mundo Deportivo.

“Është një lajm i mirë që Messi është këtu dhe ne shpresojmë që të vazhdojë për shumë vite të tjera”.

Messi, megjithë ngadalësimin e dukshëm kur filloi të hyjë në të 30-at, regjistroi 31 gola dhe 27 asistime sezonin e kaluar, nga 44 paraqitje”.

“Në sezonin para tij shënoi 51 gola dhe kontribuoi me 20 asistime nga 50 ndeshje”, përfundoi drejtori sportiv i Sevillas.
Shtuar më 13/11/2020, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori