Monreal: Isco ka firmosur me Real Madrid
Mbrojtësi spanjoll i Arsenal, Nacho Monreal ka bërë të ditur se ylli i Malagas dhe Spanjë U21, Isco ka nënshkruar me nënkampionët e Spanjës Real Madrid

Talenti spanjoll ishte një ndër të preferuarit e Manuel Pelegrinit te Manchester City, por Zinedine Zidane dhe Carlo Ancelotti e kanë bindur që të nënshkruaj për "Los Blancos".

"Isco do të ketë sukses kudo që të shkojë. Besoj se tashmë ai ka nënshkruar për Real Madrid dhe jam i sigurt se atje do të tregojë se është lojtar i madh", ka thënë Monreal për spanjollen "Marca". /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2013, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori