Montela flet për rivalët e ekipit të tij
Trajneri i Fiorentinës, Vinçenco Montela në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” flet për rivalët e ekipit të tij, duke u ndalur gjatë tek Interi, i cili sipas italianit i ka të gjitha letrat në rregull për të synuar fitimin e titullit kampion në Itali.



Interi nuk është aspak një skuadër e dobët këtë sezon. Si mund të quhet e tillë një skuadër që ka shpenzuar 50 milionë euro për t’u përforcuar në merkato? Jam i bindur se zikaltrit do të luftojnë deri në fund dhe i kanë të gjitha mundësitë për të synuar kampionatin. Gjithashtu ju kujtoj se kostoja e pagave të lojtarëve të Interit është 180 milionë euro, ndërsa ajo e Fiorentinës arrin diku te 56 milionë. Prandaj, nëse nuk është Interi në garë për titull, aq më pak jemi ne”, – shpjegoi Montela.
Shtuar më 09/09/2013, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori