Montella: Është humbje e shëmtuar
Pas humbjes 4:1 nga Lazio, trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, u shpreh tejet i zhgënjyer. Sipas italianit, humbja erdhi nga mos përqendrimi, teksa kritikoi edhe lojtarët.

“Është humbje e shëmtuar dhe kjo ndodhi për shkak të shumë elementeve negative”, tha Montella për “Mediaset Premium”.

“Një incident i vogël, në aspektin psikik, ndryshoi ndeshjen dhe dalëngadalë ata e morën kontrollin e ndeshjes. Lazio ishin shumë efektiv dhe konkretizues para portës, i shfrytëzuan rastet që kishin”.

“Ne nuk e kishim forcën e duhur që të riktheheshim në lojë, pasi të gjithë dëshironin të ndryshonin ndeshjen në mënyrë individuale, duke mos punuar si ekip”, ka deklaruar më tej Montella. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2017, ora 19:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori