Montella: Janë 2 prej futbollistëve më teknikë që kemi
Pëlqej
Montella ka disa fjalë të mira për dy nxënësit e tij, Susos dhe Bonaventuran.

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, shpreson që t’i ketë gjithmonë të gatshëm Suson dhe Bonaventuran, që i sheh si dy më të mirët te Kuqezinjtë.

“Suso dhe Bonaventura? Janë 2 prej futbollistëve më teknikë që kemi dhe kanë aftësinë të vendosin të vetëm një ndeshje. Shpresoj t’i kem të gatshëm gjithmonë, sepse kemi pritshmëri të mëdha prej tyre”, u shpreh ai.

“Bonaventura është një futbollist i jashtëzakonshëm, por dëmtimet nuk e kanë lejuar të gjejë ritmin e duhur për të luajtur në nivele të larta. Gjithsesi, e rëndësishme është që po stërvitet me skuadrën dhe shumë shpejt do të vijë momenti të shprehet në fushë”, u shpreh Montella. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2017, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori