Montella ka një lajm fantastik për tifozët e Milanit
Vincenzo Montella ka thënë se është i lumtur te Milani dhe se dëshiron të qëndrojë te klubi italian për një kohë të gjatë
Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, thotë se është i lumtur në San Siro dhe shpreson të qëndrojë sa më gjatë që është e mundur te shtatë herë Kampionët e Evropës.

“Do të mendoj se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Montella për La Repubblica, i cili shtoi: “Tani kam marrëdhënie të mira me udhëheqësin, i cili është i kënaqur”.

“Silvio Berlusconi? Presidenti ka të drejtën që të shpreh dëshirat e tij. Është një rrëfim unik dhe e ndjen përgjegjësinë për të fituar me futboll të bukur”, ka shtuar trajneri Montella.

“Kjo punë është e ndryshueshme. Duhet të fitoj dhe të siguroj rezultate. Jam i lumtur që jam trajner i Milanit dhe do të doja qëndrimin për një kohë të gjatë”, përfundoi ai. /Albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 20:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori