Montella sërish takim me drejtuesit e Milanit
Trajneri italian, Vincenzo Montella është takuar përsëri me drejtuesit e skuadrës nga kampionati italian, Serie A, Milanit. Mediat italiane njoftojnë se trajneri italian takoi drejtuesit e Milanit, Massimiliano Mirabellin dhe Marco Fassonen për të tretën herë gjatë të enjtes mbrëma.

Sipas mediumit italain Premium Sport, Montella dhe drejtuesit Rossoner u takuan pas barazimit pa gola të Milanit me AEK-un e Athinës. Mirabelli, Montella dhe Fassone
Drejtuesit dhe trajneri italian u takuan për të diskutuar gjendjen e klubit në fushë, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, transmetuesi nuk dha ndonjë shenjë nëse pozita e trajnerit ishte nën ndonjë kërcënim të menjëhershëm. Por, pozita e tij mund të lëkundet pasi Rossonët kanë përjetuar tri humbje radhazi në kampionat dhe një lëshim i radhës do vështirësonte edhe më shumë gjërat.

Rossonerët kthehen në veprim të dielën kundër skuadrës së Serie A, Genoas, ku rezultati pozitiv është i domosdoshëm. /albeu.com /
Shtuar më 20/10/2017, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori