Montolivo: Balotelli nuk është më 19 vjeç
Pëlqej
Pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimiRicardo Montolivo i është bashkuar Milanit gjatë prezantimit të "Fondazione Milan Charity Golf Challenge 2014", event bamirësie i organizuar nga klubi kuqezi. Ky ishte dhe kontakti i parë me trajnerin e ri, Filippo Inzaghi, i cili e ka befasuar mesfushorin me impaktin që ka patur te kuqezinjtë.

"Më ka bërë shumë përshtypje karikimi i Inzaghit, sidomos idetë e tij të qarta, edhe pse është një trajner i ri. Nuk ka asnjë dyshim në kokë. Pika e parë e projektit Inzaghi ishte zbatimi i rregullave, respektimi i të gjithë personave që punojnë në Milanello. Duhet të vazhdojmë me fitore, sikurse bëmë ndaj Lazios. Pas disa muajsh mund të flasim edhe ne për objektivat", është shprehur mesfushori italian.

Por Montolivo nuk ka harruar të flasë edhe për sulmuesin e ri të Liverpoolit, Mario Balotelli.

"Balotelli duhet të dijë se nuk është më 19 vjeç. duhet të bëhet më i përgjegjshëm. Kërkon ta bëjë por akoma nuk mundet. Nga ana teknike nuk ka dyshime mbi talentin e tij, por nga ana personale duhet të përmirësohet", është shprehur Montolivo. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori