Montolivo qesh tek mbahej një minutë heshtje
Në kohën kur lojtarët e të dyja skuadrave po mbanin një minutë heshtje për nder të viktimave të përmbytjeve në Xhenoa, Rikardo Montolivo u filmua tek buzëqeshte.

Por vetë mesfushori i Fiorentinës, në web-sitin e klubit vjollcë, deklaroi se nuk e kishte marrë vesh që minuta kishte nisur të mbahej.

"Nuk e dija se minuta e heshtjes kishte filluar. Nuk ka arsye për një sjellje të atij niveli dhe kërkoj falje për njerëzit që ndihen të ofenduar”,shkruan Montolivo.

Këtë fundjavë të gjitha ndeshjet e luajtura në Serinë A nisën me një minutë heshtje për nder të viktimave të përmbytjeve në disa qytete italiane. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori