Moradona shtrohet në spital, nuk dihet cilat janë komplikacionet shëndetësore
Legjenda Diego Maradona u shtrua në spital në La Plata mbrëmë.

Në këtë moment nuk ka ndonjë informacion specifik për shkak të të cilit Maradona është shtruar në spital. Maradona ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit me rastin e 60 vjetorit të lindjes.

Mediet spekulojnë se nuk është koronavirus dhe se Diego ka probleme të tjera.

Se Maradona nuk është me shëndetin më të mirë mund të shihet në duelin mes Gymnasium dhe Patronato kur për të u përgatit një surprizë ditëlindje, dhe ekipi i tij festoi me fitore 3:0.

Në këtë duel, Maradona nuk mund të lëvizte vetëm dhe mezi përshëndeti tifozët.
Shtuar më 03/11/2020, ora 08:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori