Morata "gëzon" me mungesën e Kielinit
Ish-shoku i Kielinit tek Juventusi, Alvaro Morata e ka pritur me gëzim mungesën e italianit në përballjen e tyre kundër palës së Kielinit.

“Të kesh përballë Kielinin, qoftë edhe për një aksion, jo më për 90 minuta, është njësoj sikur të përballesh me një gorillë. Unë i njoh mirë edhe Barzaljin me Bonuçin, por të paktën me Kielinin do të kemi një gorillë më pak për të përballuar në fushë” tha Morata kur mësoi për dëmtimin e qendërmbrojtësit italian.

Gjithsesi Morata nuk do ta ketë të lehtë për të manovruar në qendër të zonës mbrëmjen e sotme, pasi aty do të jetë Bonucci. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori