Morata: Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Atletico Madrid
Alvaro Morata është shprehur shumë lumtur pwr kalimin te Atletico Madridit.

Spanjolli në fakt ka dalë nga akademia e Atletico Madridit ku tashmë është rikthyer pas shumë vitesh.

"Që kur isha mbledhës i topave gjithmonë kamë ëndërruar të luajë për


"Që kur isha mbledhës i topave gjithmonë kamë ëndërruar të luajë për këtë klub", ka thënë Morata, i cituar nga Marca.


"Ne gjithmonë duhet të paraqiteshim dy orë para ndeshjes dhe e kujtoj me dashuri kohën kur pritja para hyrjes me babanë tim. Ishin kujtime aq të çmuara".

"Jam i lumtur për këtë transferim. E njoh klubin, stadiumin, fanellën, lojtarët… më të vërtetë është një moment lumturie për mua, mezi po pres të fillojë".

"Kam menduar për këtë lëvizje kohë më parë. Tashmë ndihem se jam pjesë e klubit dhe tani jam shumë i motivuar për të dhënë maksimumin", deklaroi Morata i cili nuk është pritur mirë nga tifozë të Atelticos, pasi ai më parë ka mbajtur veshur fanellën e Real Madrid.

Shtuar më 29/01/2019, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori